Gjashtë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sonte në rrugën Prishtinë-Podujevë.
Lajmin e ka konfirmuar për Express zëdhënsja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Në aksident janë përfshirë dy vetura, ndërsa të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.
“Me datën 06.01.2022, rreth orës 18:30 në rrugën Prishtinë-Podujevë, saktësisht në fshatin Gllamnik, ka ndodhur një aksident komunikacioni, ku jane perfshirë dy automjete. Bazuar në të dhënat nga vendi i ngjarjes, si pasojë e aksidentit , gjashtë persona kanë pësuar lëndime. Të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor.Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti./Express