Kuvendi Komunal i Prishtinës ka mbajtur sot mbledhjen në të cilën është zgjedhur kryesuesi i Asamblesë.
I propozuari i vetëm për këtë post ishte Fehmi Kupina nga LDK, i cili nga 25 asamblistë sa morën pjesë në votim mori 25 vota.
Kujtojmë se asamblistët e AAK-së nuk morën pjesë në votim pasi që të njëjtit lëshuan sallën menjeherë pas propozimit të Kupinës për kryesues.
Të drejtën e poropozimit të një kandidati për kryesues e kishin të gjitha subjektet politike që janë pjesë e Kuvendit Komunal të Prishtinës, por të njëjtit vendosën të mos e bëjnë një gjë të tillë.
Lëvizja Vetëvendosje tha se heq dorë nga kjo e drejtë, dhe se pavarësisht kësaj do të qëndrojnë në sallë për të bërë kourumin e mundshëm. /Telegrafi/