AAK LËSHON SALLËN PAS PROPOZIMIT TË LDK-SË PËR KRYESUES KUVENDI

- in Lajme

Aleanca e Ardhmërisë së Kosovës ka lëshuar sallën ku po mbahet mbledhja për zgjedhjen e kryesuesit të Kuvendit Komunal të Prishtinës.

 

Kjo, pasi LDK-ja për kryesues të Asamblesë e propozoi Fehmi Kupinën, raporton lajmi.net.

Në anën tjetër, Lëvizja Vetëvendosje ka garantuar se do të qëndrojë në sallë dhe nuk do të pengojë procesin e zgjidhjes së kryesuesit të Asamblesë së kryeqytetit.

Nga kjo parti kanë refuzuar të propozojnë një emër për kryetar Kuvendi, duke thënë se një gjë e tillë i takon subjekteve të tjera politike. /Lajmi.net/