KURTI: DIGJITALIZIMI NA MUNDËSON ZHVILLIM TË QËNDRUESHËM EKONOMIK

- in Lajme

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka marrë pjesë në seminarin e dytë shkencor në kuadër të Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike (FIEK) të Universitetit të Prishtinës. Këtë seminar kreu i ekzekutivit e ka konsideruar si një mundësi të shkëlqyer për të punuar bashkë në zhvillimin e aftësive digjitale drejt një zhvillimi të qëndrueshëm.

 

“Digjitalizimi është komponent kyç në këtë reformë. Situata me pandeminë theksoi nevojën e digjitalizimit, krijimin në platforme digjitale, përgatitjen mësimore cilësore për klasë, furnizimin e institucioneve me rrjetet e internetit dhe krijimin e mekanizmave institucional”, tha ai.

Prodekani i këtij Fakulteti, Kadri Sylejmani, tha se ky seminar ka për qëllim të rritë bashkëpunimin por edhe të prezantohen punime shkencore.

Rektori i UP-së, Naser Sahiti tha se përmes këtij seminari mund të prezantohet puna që bëhet në UP. Sipas tij numri i hulumtuesve në Kosovë tashmë është rritur.