Rama flet për ndërtimin e Portit të Durrësit: Projekti është gati, 2 miliardë euro nga investitorë nga Lindja e Mesme

- in Ekonomi

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama po zhvillon ditën e sotme një bashkëbisedim me qytetarët në Durrës, ku u diskutua edhe për ndërtimin e Portit të Durrësit.

Rama u shpreh se një nga kompanitë më të mëdha të botës, e cila operon një pjesë të madhe të investimeve turistike në Lindjen e Mesme, jo vetëm ka shprehur dëshirën por ka dorëzuar projektin e fazës së parë të portit turistik të Durrësi.

Po ashtu kreu i qeverisë shtoi se do të hidhen 2 miliardë euro për transformimin e Portit të Durrësit.

“Do të jetë Marina më e madhe e Mesdheut. Ideja për ta bërë komplet Portin e Durrësit, komplet marinë as nuk mund të imagjinohej. Investitorë që të hidhnin jo 2 miliardë siç bëhet fjalë për rinvestimin për të cilin flasim deri para pak vitesh nuk gjendeshin”, tha Rama./tch/KosovaPress