FËMIJËT E FSHATIT BALLABAN,ÇDO DITË ECIN 12 KILOMETRA PËR TË VIJUAR MËSIMIN (VIDEO)

- in Lajme

Nëpër këtë rrugë çdo ditë ka lëvizje. Ndonëse reshjet e borës e kanë bërë më të vështirë kalimin nëpër këto rrugica. Në mungesë transporti, këta fëmijë çdo ditë bëjnë 12 kilometra në këmbë vajtje-ardhje për në shkollë.

 

Përveç kësaj, ata ballafaqohen edhe me rrezikun nga kafshët e egra që janë më aktive gjatë muajit të dimrit në Ballaban të Prishtinës.

“Prej shtëpisë së nxënësve deri këtu janë afërsisht dy kilometra, janë dikund 4 kilometra edhe një shtëpi është atje poshtë, është e pamundshme rrezikohen prej qenve prej ujqëve”, thotë Kosum Kosumi- arsimtar i shkollës “Tefik Canga” Ballaban.

Nxënësit nëpër fshatra të tjera i transportojnë deri në shkollë e në fshatin tonë fëmijët vijnë në këmbë në shkollë nuk e kanë transportin, thotë Kosumi.

Sipas zyrtarit të Drejtorisë së Arsimit, kompania që do të zgjidhet për transport është në tender.

“Me marrëveshjen e drejtorit në të ardhmen kur të shpallim tenderin për këtë relacion do të paraqesim që janë edhe këto rrugica ku janë dikund 5-6 kilometra i shtohet transportit, pas vitit të ri do të bëjmë të pamundurën që të bartim këta nxënës”, thotë Isa Avdiu- zyrtarë i lartë në  drejtorinë e arsimit.

“Deri më 15 janar zgjidhet problemi”.

Por, pavarësisht këtyre sfidave të nxënësve e mësimdhënësve, për nder të festave të fundvitit “Akademia shqiptare e udhëheqjes për themelimin e kishave” u ka dhuruar nxënësve dhurata.