MUSLIU PËR SULMIN ME UJË NDAJ PECIT: KAM PËRDORUR NJË MJET DEMOKRATIK TË PROTESTË

- in Lajme

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu është deklaruar pasi e gjuajti me ujë dhe e quajti rrugaç, ministrin e Bujqësisë, Faton Peci, shkruan Gazeta Express.

Musliu në emisionin “Frontal” në T7, ka thënë se ndaj ministrit Peci ka përdorur një mjet demokratik të protestës.

“Unë kam përdorur një mjet demokratik të protestës sot, pas reagimit tim ndaj kryetares së Komisionit, të cilës i kërkova që të ndërhyjë në gjuhën fyese dhe akuzuese të ministrit. Në momentin që kryetarja nuk mundi që ta ndalojë ministrin, atëherë unë përdora mjetin tim demokratik për ta ndaluar akuzën ndaj meje”, ka thënë ajo.

Lidhur me deklaratat e ministrit Peci, ajo tha se do të kërkojë llogari për vrasjet që ai i ka përmendur.

“Ata sa herë që ndihen ngushtë, kapen me tema të tilla. Do të kërkojë sqarim nga ministri se për çfarë vrasjes e ka pasur fjalën. Ministri ka me dhanë llogari për shpifjen që ka bërë në Kuvendin e Republikës së Kosovës”, ka thënë ajo në “Frontal”.