STUDIMI MADHOR: NGROHJA ME DRU SHKAKTON RREZIK TË MADH PËR KANCER

- in Lajme

Shporetët apo stufat me dru në zonat urbane janë përgjegjëse për gati gjysmën e kemikaleve që shkaktojnë kancer të gjetura në thërmijat e ajrit të ndotur, ka treguar një hulumtim i ri.

Hidrokarbonet poliklinike aromatike [PAH-ët] në thërmijat e vogla të ndotjes prodhohen nga djegia e druve dhe është ditur qëmoti të kenë efekte kancerogjene, raporton The Guardian, përkthen Periskopi.

Studimi i ri ka ekzaminuar burimet e këtyr PAH-ëve dhe gjeti se djegia e druve prodhon më shumë se djegia e dizellit apo benzinës nëpër vetura.

Ky studim është tepër i rëndësishëm të lexohet edhe nga kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.

Analizat ishin bërë në Athinë të Greqisë, por hulumtuesit e kishin të qartë se ky nuk ishte një rast i pazakontë.

Ata thanë që djegia e drunjve nëpër shtëpi ishte një problem i madh për kualitetin e ajrit në zona urbane në mbarë Evropën. /Periskopi