NJË I VDEKUR DHE 7 RASTE TË REJA ME COVID-19

- in Shëndetësi

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se nga 1.849 testime, 7 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

 

Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 3.991 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.640.380 doza të vaksinës.

Deri më sot 770.941 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Sot janë shëruar 9 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.863. Në total numri i rasteve aktive është 328.

 

Mbani maskat!

Respektoni distancën!

Mbani higjienën!