DY KADETË TË FSK-SË DIPLOMUAN NË AKADEMINË USHTARAKE NË GJERMANI

- in Lajme

Në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Berlin u mbajt ceremonia e diplomimit për dy kadetët e Forcës së Sigurisë së Kosovës që përfunduan Akademinë Ushtarake në Gjermani në qendrat profesionale të Bundeswehr.

 

Në njoftimin për media të Ministrisë së Mbrojtjes thuhet se nëntoger Albert Krasniqi me sukses të lartë ka mbaruar studimet ushtarake me specializim në xhenio luftarake dhe nëntoger Valdrin Talla gjithashtu me sukses të lartë ka mbaruar studimet ushtarake me specializim në logjistikë.

Me këtë rast diplomat janë dorëzuar tek nëntoger Krasniqi dhe nëntoger Talla nga Shefi i Departamentit për Bashkëpunim Ndërkombëtarë të Bundeswehr, kolonel Christian Schmidt.

Në ceremoni kanë marrë pjesë ambasadori Faruk Ajeti, atasheu i mbrojtjes së Kosovës në Gjermani, nënkolonel Besim Gashi, zyrtarë të lartë ushtarakë nga Ministria e Mbrojtjes së Gjermanisë, atasheu ushtarak i Republikës së Shqipërisë, zyrtarë të tjerë të Ambasadës së Kosovës si dhe familjarët e të diplomuarve.

Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës

about an hour ago

Dy kadetë të FSK-së diplomuan me sukses në Akademinë Ushtarake në Gjermani
Në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Berlin u mbajt ceremonia e diplomimit për dy kadetët e FSK-së që përfunduan Akademinë Ushtarake në Gjermani në qendrat profesionale të Bundeswehr.
Nëntoger Albert Krasniqi me sukses të lartë ka mbaruar studimet ushtarake me specializim në xhenio luftarake dhe nëntoger Valdrin Talla gjithashtu me sukses të lartë ka mbaruar studimet ushtarake me specializim në logSee more

May be an image of 8 people, people standing and military uniform
May be an image of 4 people, people standing and indoor