KRIMET NDAJ PACIENTËVE SHQIPTARË 1998-1999 (VIDEO)

- in Lajme, Shëndetësi

Vrasje e masakra të kryera me arsenalin më të rëndë ushtarak, strukturat e ushtrisë serbe gjatë vitit 1998 dhe 1999 mundoheshin t’i arsyetonin për t’iu lënë fajin UÇK-së, e më vonë edhe NATOS.

 

Kjo, duke i transportuar të plagosurit nëpër spitale e të cilët pastaj detyroheshin të deklaronin se janë plagosur, qoftë nga NATO apo UÇK.

“Udhëve” sjell rrëfime të pa dëgjuara, për mënyrën si u trajtuan të plagosurit në Spitalin e Prishtinës, ku Hipokrati ishte shndërruar në një Hipokrit të vërtetë.

Pavarësisht kësaj, askush nuk është dënuar për vrasjet dhe plagosjet e fëmijëve e as për keqtrajtimin mjekësor në institucionet shëndetësore të Kosovës.

Në anën tjetër dëshmitarët edhe sot bartin pasojat e krimeve të kryera ndaj tyre. Kurse kryesit dhe organizatorët e këtyre krimeve kanë emër e mbiemër.