“TË NJOH GJATË E TA DI FORCËN”, BLERTA DELIU E MBËSHTET ADRIANA MATOSHIN

- in Lajme

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshi, përmes një postimi prekës në Facebook, ka treguar se i është rikthyer tumori në tru, për të cilin ishte operuar para nëntë vitesh.

 

Shumë persona e kanë përkrahur përmes komenteve pozitive në rrjetin social Facebook.

Mbështetjen e saj ia ka ofruar edhe deputetja e Kuvendit nga radhët e PDK-së, Blerta Deliu.

“Të njoh gjatë e ta di forcën për me i tejkalu problemet. Zoti të pastë në dorë. Krejt lutjet e mija janë për ty shoqe”, ka shkruar Deliu në Facebook.