Kryetari i zgjedhur i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka reaguar pas aksidentit tragjik që ndodhi në Bullgari ku humbën jetë 46 qytetarë.
Rama ka thënë se lajmi për humbjen tragjike ishte i trishtë.
Ai ka ngushëlluar familjarët e viktimave.
“Shumë dhimbje e trishtim! Lajmi për humbjen tragjike të 46 jetëve në aksidentin fatal në Bullgari, na trishtoi e na dha dhimbje të thellë. U shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve dhe të afërmve të viktimave”, ka shkruar Rama në “facebook”.