Nuk ka dyshim se mediat sociale kanë ndryshuar disa sjellje në një marrëdhënie. Ndërsa është më e lehtë se kurrë të qëndroni në kontakt me dikë që pëlqeni, ka një anë negative: ai që ju pëlqeni e ka të lehtë të qëndrojë në kontakt me ‘të tjera’
Nëse i dashuri juaj është super aktiv në rrjete sociale, mund të keni pyetur veten, a është normale që ai të pëlqejë fotot e vajzave të tjera në Instagram ose Facebook?
Epo, mirë se vini në lidhjet moderne! A keni dëgjuar se mund të jetë një sfidë? Dua të them, edhe nëse përgjithësisht është diçka normale të pëlqesh fotot e vajzave të tjera në internet, po në lidhje me fotot e ish-it të tij? Apo më keq, fotot e ish-it të tij me bikini? Ngushëllime!
Ndaloni egoizmin, i cili mund të prishë marrëdhënien tuaj. Për disa njerëz, një ‘like’ është pikërisht kjo: një pëlqim, por për disa të tjerë nuk është vetëm kaq. Por është e vështirë të thuhet nëse veprimet në rrjete sociale reflektojnë edhe sjellje të tjera në jetën reale.
Mënyra se si e interpretoni një ‘like’ varet tërësisht nga ajo se drejt kujt shkon ai ‘like’ dhe se si është pjesa tjetër e marrëdhënies tuaj.
Ka dhe një tjetër shpjegim: ai nuk është më në fazën e hershme ku ndjen se ka absolutisht nevojë për t’ju fituar besimin, sepse ai e di që ju tashmë jeni të përkushtuara në maksimum (e mëzitshme, por e vërtetë).
Ndoshta nuk duhet të ndiheni dhe aq xheloze nëse fjala është për një foto të një vajze që nuk e keni takuar kurrë. Edhe nëse është një foto e një supermodeleje, tregohuni të drejta, shkruan Class.
Nëse ende ndiheni xheloze, do t’ju duhet të flisni për atë që do të dëshironit më shumë në marrëdhënie, në vend që të përpiqeni të kontrolloni sjelljen e tij. Nuk ka të bëjë me t’i tregosh se çfarë të bëjë, por t’i bësh të ditur se si mund t’ju bëjë të ndiheni më të sigurta.
Si rregull i përgjithshëm, nuk është kurrë mirë të drejtoni gishtin pa patur një problem real.
/Telegrafi/