POLICIA JEP DETAJE PËR GRABITJEN E ARMATOSUR NË PRISHTINË, TRE TË DYSHUAR

- in Lajme

Një grabitje e armatosur ndodhi sonte në marketin “KAM”, në Prishtinë.

 

Tre persona me armë të gjata dyshohen se kanë hyrë në market ku kanë terrorizuar punëtorët dhe konsumatorët dhe nga aty kanë marrë kasafortën me para.

Lajmin e kanë konfirmuar nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Prishtinë.

“Rreth orës 21:20 është raportuar për një grabitje të ndodhur në një market në rrugën ‘Isa Kastrati’, në Prishtinë. Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në informacionet e para dyshohet që grabitja të jetë kryer nga tre persona. Policia ka iniciuar një hetim lidhur me rastin dhe ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit”, thuhet në përgjigjen e tyre.