KËSHTU VOTOI DIASPORA, DIKUJT IA DHANË VETËM NGA NJË VOTË

- in Lajme

KQZ ka publikuar sonte rezultatet e votave nga diaspora edhe për disa komuna tjera të cilat ishin pjesë e garës së balotazhit për kryetar të komunave më 14 nëntor.

 

Ardian Gjini nga AAK-ja, i cili është fitues i balotazhit, në Gjakovë ka marrë 74 vota, ndërsa Mimoza Kusari nga Lëvizja Vetëvendosje 82.

Në Drenas Ramiz Lladrovci nga PDK-ja, fitues i balotazhit, ka marrë vetëm një votë, ndërsa Driton Ajazi nga Demokratët për Drenasin 4.

Në Istog kandidati i LDK-së Ilir Ferati ka marrë 48 vota, ndërsa Bekë Berisha nga AAK-ja 22. Në këtë komunë fitues është kandidati i LDK-së.

Jeton Raka nga Vetëvendosje ka marrë 22 19 vota në Kaçanik, ndërsa Besim Ilazi PDK vetëm dy. Kandidati i PDK-së është fitues në garën e balotazhit.

Zenun Elezaj i AAK-së, fitues i balotazhit, ka marrë 19 vota në Klinë, ndërsa kandidati i PDK-së Esat Raci i PDK-së tri vota.

Në Fushë Kosovë, Burim Berisha i LDK-së, fitues i balotazhit, mori vetëm gjashtë vota, ndërsa Enver Bajëçinca i Vetëvendosjes 34.

Kadri Rahimaj i Vetëvendosjes, fitues i balotazhit, ka marrë 108 vota në Kamenicë, dukshëm më shumë se Qëndron Kastrati nga PSD me 37.

Smajl Latifi i AAK-së, fitues i balotazhit më 14 nëntor, mori 13 vota në Rahovec, ndërsa Visar Korenica i Vetëvendosjes 43.

Shpejtim Bulliqi, fitues i garës së balotazhit, mori numrin më të madh të votave edhe nga diaspora 91, në krahasim me Ekrem Hysenin e LDK-së 11.

Në Prizren Mytaher Haskuka i Vetëvendosjes mori 68 vota, ndërsa Shaqir Totaj PDK, i cili është fitues i balotazhit, ka marrë 53.

Në Shtime Qemajl Aliu i Vetëvendosjes ka marrë 42 vota, ndërsa Naim Ismaili i PDK-së 14 vota. Qemajl Aliu në balotazh ka marrë 50.71% dhe është kryetar i ri i kësaj komune.

Arsim Ademi i Vetëvendosjes ka marrë në Viti 33 vota, ndërsa Sokol Haliti i LDK-së, fitues i balotazhit, ka marrë 24.

Në Vushtrri Xhafer Tahiri i LDK-së mori 4 vota, ndërsa Ferit Idrizi PDK, i cili fitoi balotazhin, ka marrë vetëm një votë.

Kandidati i PDK-së Isni Kilaj ka marrë 56 vota në Malishevë, ndërsa Ekrem Kastrati i Nisma, i cili është fitues i balotazhit, ka marrë vetëm një votë.

Alban Hyseni, fitues i balotazhit, dukshëm mori më shumë vota se Lutfi Haziri i LDK-së, edhe nga diaspora – 148 me 65.