RAPORTI DITORË ME COVID-19!

- in Shëndetësi

Në 24 orëshin e fundit në Kosovë është raportuar për pesë raste të reja me COVID-19. Kështu ka njoftuar Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK).

 

Njoftimi i plotë:

16 Nëntor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.800 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.597.345 doza të vaksinës.

Deri më sot 751.131 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 1.474 testime, 5 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 22 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.570. Në total numri i rasteve aktive është 407.

 

Mbani maskat!

Respektoni distancën!

Mbani higjienën!