OSMANI VLERËSON LARTË KULTURËN DEMOKRATIKE, URON KRYETARËT E KOMUNAVE

- in Lajme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka vlerësuar kulturën e lartë demokratike, të treguar nga qytetarët e Kosovës në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale që u mbajtën ditën e djeshme.

 

“Kosova dëshmoi se është demokraci e konsoliduar, e aftë që të organizojë zgjedhje të lira dhe demokratike, shembull për rajonin e më gjerë”, ka thënë Osmani.

Nëpërmjet një kumtese për media nga Zyra e Presidentes thuhet se Osmani po ashtu falënderon qytetarët e Kosovës për kulturën e lartë, të dëshmuar në proceset zgjedhore, si dhe u uron fitoren kandidatëve fitues duke uruar poashtu që të realizojnë premtimet e dhëna para qytetarëve të Kosovës.

Tutje Osmani ka falënderuar institucionet e vendit për angazhimin në këtë proces, para së gjithash KQZ-në për mbarëvajtjen e zgjedhjeve, policinë e Kosovës, mediat, institucionet e drejtësisë si dhe të gjithë akterët e tjerë të angazhuar.