Deputetja e PDK-së e lëshon mbledhjen e Komisionit, Bislimi flet për dialogun e vizat.
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, e ka lëshuar mbledhjen e Komisionit për Integriim.
Krejt kjo pasi ajo ka thënë se po i cenohet fjala nga deputeti i VV-së, Driton Hyseni. Deliu-Kodra ka folur në Komision për Ligjin e Pagave e për punën e Gjykatës Kushtuese.
Por që deputeti Hyseni ka thënë se këto nuk janë tema për të cilat është ftuar të raportojë Bislimi.
Madje Deliu-Kodra i tha Hyseni se ai nuk mund t’i tregojë se çka duhet të flasë e çka jo në Komision.
“Ju jeni për të dëshmuar çfarë bëni ju edhe për ligjin e pagave. E përmendët Gjykatën Kushtetuese ju thatë iu ka shërbyer individëve. Harruat të thoni që gjykata është e thirrur të mbrojë ligjshmërinë. Nuk je ti ketu për me më tregu se çka flas” i tha deputetit të VV Driton Hysenit, deputetja Deliu-Kodra.
Përderisa Bislimi fillimisht ka folur për takimin e radhës që do të mbahet në Bruksel javën e ardhshme.
“Presim në fillim të vitit të vijë në Kuvend, Ligji për Paga. Është synim i Qeverisë reforma zgjedhore të shtyhet përpara. Vetëvendosje e ka mision që edhe diasporës t’ia lehtësoj votimin”.
“Nuk është bërë politizimi nga struktura jashtë institucioneve dhe është mirë që po ia jepni Qeverisë për t’i korrigjuar gabimet që janë bërë nga qeveritë paraprake. Aksioni ka të bëjë me luftimin e kontrabandës sepse është shumëfish më e madh enë veri dhe për implikimet që ka për integrim të kësaj pjese të Kosovës”.
Bislimi theksoi se vendet mosnjohëse skeptike janë dakord për vizat, raporton EO.
“Tash sa i përket liberalizimit të vizave ëhstë se të gjitha vendet mos njohëse janë dakorduar me liberalizmin si Greqia. Qëllim të njëjtë ka edhe Sllovakia. Fokusi ynë është tek vendet skeptike. Bashkëpunimi i ministrisë së Punëve të Brendshme është më i fuqishëm me Francën”.