PSE S`PËRFITOJNË FAMILJARËT E VIKTIMAVE NGA COVID-19 NGA SKEMA E QEVERISË?

- in Lajme

Gazetari Ridvan Berisha ka një lajm të rëndësishëm për Ministrinë e Shëndetësisë. Ai tregon se familjarët e viktimave nga Covid-19 nuk po përfitojnë nga skema në fuqi e qeverisë prej 1500 eurove.

 

Kjo, sipas Berishës, meqenëse ata qytetarë që humbën jetën nga Covid-19, në fletëlëshimet e spitaleve nuk evidentohet vdekja e tyre si pasojë nga koronavirusi.

“Ky argument e rikonfirmon shqetesimin se qellimshem numri i vdekjeve nga ky virus eshte raportuar ne menyre te pasakte nga institucionet. Kjo ne pikepamjen time paraqet edhe veper penale”, shkruan Berisha në Facebook.

Prandaj, gazetari Berisha fton që Ministria e Shëndetësisë mos t’i shpërfillë këto raste, sepse “është e padrejtë e besa edhe e pandershme!”

 

 

 


IKShPK do të dërgojë në Gjermani edhe mostra të tjera për analiza