JAVA E ARDHSHME NË KOSOVË ME MOT TË NDRYSHUESHËM, RIGA SHIU NË MESJAVË

- in Lajme

Gjatë javës së ardhshme mbi vendin tonë do të mbajë mot i ndryshueshëm. Të mërkurën dhe të enjten vende-vende priten riga shiu të intensitetit të dobët.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale gjatë javës do të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-18 gradë Celsius, transmeton Telegrafi.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit.

Kushtet biometeorologjike dhe agrometeorologjike do të jenë relativisht të mira për shkak të prezencës aktive të elementeve dhe dukurive meteorologjike. /Telegrafi/