Gazetari Adriatik Kelmendi, ka reaguar për mos ftesën e Kosovës nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), në Samitin e Demokracisë 2021, shkruan Gazeta Metro.
Me anë të një shkrimi në Facebook, Kelmendi ka thënë se ky është lajmi më i keq i kohëve të fundit për Kosovën.
“Me të vendosë Amerika e Bidenit në një grup me Serbinë e Vuçiqit, Bosnjën e Dodikut dhe Hungarinë e Orbanit është shuplaka më e rëndë që mund ta marrim. Mosftesa për pjesëmarrjen në Samitin e Demokracive është përgjigjja e Shtëpisë së Bardhë për papërgjegjësinë e lartë të Kosovës në planin e politikës së jashtme”, ka shkruar ai.
Tutje Kelmendi ka thënë nëse edhe kjo shuplakë nuk na kthjellë atëherë vërtet nuk meritojmë më mirë – mbesim gjysmështet/gjysmëhajgare.
“Nëse edhe kjo shuplakë nuk na kthjellë atëherë vërtet nuk meritojmë më mirë – mbesim gjysmështet/gjysmëhajgare, të vetmit pa liberalizim vizash, pa anëtarësime në organizatat ndërkombëtare, duke ia nxjerrë sytë njëri-tjetrit në geto mizerie”, është shprehur në fund ai.
Më poshtë shkrimi i plotë pa ndërhyrje. /gazetametro.net