I verdhë si asgjë tjetër, me erë të mirë dhe flasim për limonin që nuk mungon asgjëkundi dhe është një aleat i pazëvendësueshëm i bukurisë sonë
I pasur me vitaminë C, limoni rekomandohet për parandalimin e patologjive të ndryshme, dhe mjaft i çmuar për bukurinë e lëkurës dhe të flokëve, perfekt për tu dhënë shije sallatave, ëmbëlsirave etj.
Por jo vetëm vitaminë C, limoni është i pasur me kalcium, magnez, kalium dhe antioksidantë. Si ta shfrytëzojmë më mirë?
Nise ditën në mëngjes me një gotë ujë të vakët, dhe lëngun e një limoni. Esëll kjo pije është ilaç për shumë funksione në trupin tonë.
Larësi më i mirë për fytyrën? Lëng limoni, kos dhe disa pika vaj esencial është fantastike për të pastruar dhe hidratuar lëkurën e fytyrës.
Fuqia pastruese e limonit njihet që nga lashtësia, për pastrimin dhe shkëlqimin e lëkurës, dhe kundër plakjes. Mjafton të shkrini një lugë sheqer në lëngun e limonit dhe aplikoni këtë locion përditë në fytyrë. Lufton dhe pikat e zeza dhe aknet.
Eksfoliues i mirë për buzët. Vendosni disa pika lëng limoni në buzë para se të flini dhe në mëngjes do keni buzë të buta.