Është shtyrë për javën e ardhshme raportimi i zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, në Komisionin Parlamentar për Integrime Evropiane.
Kjo për shkak se në mes të anëtarëve të Komisionit nuk është arritur dakordim lidhur me disa nga pikat e rendit të ditës.
Kësisoj edhe Bislimi ka qenë i pajtimit që kjo mbledhje të shtyhet për javën e ardhshme.
Në rend ditë kanë qenë të parapara këto pika:
RENDI I DITËS
1. Miratimi i rendit të ditës;
2. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e datës 21.10.2021;
3. Raportim i z.Besnik Bislimi – Zëvendëskryeministër i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog;
4. Shqyrtimi i Projektligjit nr. 08/L-060 për ratifikimin e “ Amendamentit nr.1 të Marrëveshjes Financiare për IPA 2018, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian” – i ftuar për të prezantuar këtë Marrëveshje z. Besnik Bislimi – Zëvendëskryeministër i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog;
5. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-022 për identifikimin elektronik dhe shërbimet e besuara në transaksionet elektronike, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së;
6. Të ndryshme. /Express/