Me rastin e 32 vjetorit të rënies (2 nëntor 1989) së heronjve të kombit, Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu, me 2 nëntor 2021, në nderim të veprës së tyre, do të mbahen këto aktivitete:
Në ora 12:00, në varrezat e dëshmorëve në lagjen Velania – Prishtinë, bëhen homazhe te varret e heronjve Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu.
Në ora 13:00, bëhen homazhe te vendi i rënies, Bregu i Diellit, Prishtinë.