Me rastin e 32-vjetorit të rënies së heronjve të kombit, Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu, më 2 nëntor 2021, në nderim të veprës së tyre, do të mbahen këto aktivitete:
NDERIM RËNIES MË TË BUKUR HERONJVE TË KOMBIT AFRIM ZHITIA E FAHRI FAZLIU
Më 2 Nëntor,
Në ora 10,nderim pranë Obeliskut të Heroit Afrim Zhitia,në Llugë.
Në ora 12,homazhe tek varrezat e Heronjve Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
Në ora 13,nderime tek vendi i rënies së tyre.
Udhën e gjatë të lirisë ua maste trimëria dhe etja për liri.
Edhe dashurinë për këtë tokë e matën me rreze flakëruese të Diellit në Bregun e tij.
Me Pranverën në krahë,atë Breg e shndërruan në istikam .
Pas rrufeve dhe stuhisë,Dielli iu buzëqeshi ëmbël dy viganëve llapjanë.
Ai e përshëndeti Bregun e shqiponjave me flakën e mallit,duke i dhënë shkëlqim ngjyrës së kuqe me rrezet e arta të tij.
Ai gjak i derdhur lumë,i stolisi kraharorët e tyre,i shoqëruar me këngën e zjarrtë të martinave.Ajo këngë kreshnike,ishte kumt i fitores së madhe kundër lubisë,që ishte mbështjellë prej vitesh rreth trupit të tyre.
Sot ,fluturimi i dy shqiponjave, na kthen sërish prapa në kohë,në atë epokë sa të lavdishme ,po aq edhe krenare.
Ata bënë vdekjen më të bukur në historinë tonë,duke u ngjitur në lartësinë e DIELLIT…!LAVDI