HARADINAJ MBËSHTET NISMËN E VASFIJE KRASNIQIT PËR VIKTIMAT E DHUNËS

- in Lajme

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka mbështetur nismën e Vasfije Krasniqit për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës.

 

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj tha se duhet të kërkohet drejtësi për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës.

“Duhet të vendoset drejtësi për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës. Përkrahje për viktimat dhe mbështetje për organizatorët dhe pjesëmarrësit e tubimit #RallyForHerJustice”, ka shkruar kreu i AAK-së.