Koronavirusi në Shqipëri, 12 viktima në 24 orët e fundit

- in Rajoni dhe Bota

Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 3485 testime nga të cilat 953 persona rezultuan të infektuar me koronavirus, ndërsa 12 persona të tjerë kanë humbur betejën me virusin.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 372 raste në Tiranë, 145 raste në Durrës, 83 raste në Vlorë, 48 raste në Elbasan dhe Srandë, 33 raste në Gjirokastër, 29 raste në Fier, 22 raste në Korçë, 13 raste në Kukës, Berat, Mat, etj.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 684 qytetarë, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 52.128 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 449 pacientë, 36 në terapi intensive nga të cilët 15 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 12 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID-19 në spitalet COVID: 5 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Kuçova, 2 qytetarë nga Kavaja, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Berati, 1 qytetar nga Shkodra, të moshave 54 -76 vjeç.

Që nga shpërthimi i epidemisë vitin e kaluar me koronavirus në Shqipëri janë konfirmuar 86.289 raste pozitive, prej tyre 52.128 janë shëruar, 32.689 janë aktive, ndërsa betejën me sëmundjen infektuese e kanë humbur 1472 persona. /A2/KosovaPress