​Britani: Numri më i vogël i të infektuarve të ri që nga 8 dhjetori

- in Rajoni dhe Bota

Britania e Madhe regjistroi numrin më të ulët të rasteve të reja COVID-19 sot krahasuar me dy muajt e fundit, tregojnë të dhënat e qeverisë.

Në 24 orët e kaluara, 14,104 njerëz pozitivë për virusin korona u regjistruan, e cila është një rënie krahasuar me një ditë më parë, kur numri ishte 15.845, dhe gjithashtu numri më i ulët që nga 8 dhjetori, raporton Reuters.

Numri i përgjithshëm i njerëzve të infektuar me koronavirus në Britani është 3.959.784.

Numri i vdekjeve nga virusi korona në 24 orët e fundit ka rënë në 333 krahasuar me 373 të djeshëm, dhe është gjithashtu numri më i ulët i vdekjeve që nga 27 dhjetori.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve nga koronavirusi në Britani është 112.798.

Qeveria britanike gjithashtu deklaroi se deri dje, 12.294 milionë njerëz morën dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19./KosovaPress