Gjermania dëboi një punonjës të ambasadës ruse në Berlin

- in Rajoni dhe Bota

Gjermania dëboi një person të punësuar në ambasadën ruse në Berlin si kundërpërgjigje të dëbimit të një diplomati gjerman në Moskë javën e kaluar, njoftoi sot Ministria gjermane e Punëve të Jashtme.

Zyra e Punëve të Jashtme shpalli një zyrtar në Ambasadën ruse në Berlin një persona non-grata, njoftoi ministria, raporton Reuters.

Rusia ka dëbuar disa diplomatë të BE-së, përfshirë një nga ambasada gjermane.

Ajo deklaroi se diplomatët morën pjesë në demonstrata në mbështetje të udhëheqësit të opozitës ruse të burgosur Alexei Navalny, por Gjermania e kundërshtoi atë.

Diplomati gjerman sapo po kryente detyrën e tij për të raportuar mbi ngjarjet në vend, thuhet në njoftim./KosovaPress