Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoni të Veriut nga 726 teste të kryera janë regjistruar 75 raste të reja me Covid-19, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë.
Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 1.440 pacientë. Ndërsa betejën me Covid-19 e kanë humbur 22 persona.
Ministria e Shëndetësisë po ashtu ka njoftuar se në laboratorin e ASHAM-it në periudhën prej 1 janarit e deri më 7 shkurt të këtij viti, është konstatuar prezenca e SarsKov2 nga Britania e Madhe, tek 45 tamponë të personave të infektuar.
Pacienti i parë me këtë lloj të virusit në këtë laboratori është diagnostikuar më 13 janar 2021 në Ohër dhe që prej atëherë prezenca e tij është rritur.
Për momentin ky variant i virusit është më i theksuar në Ohër dhe Prilep, ndërkohë që është prezent edhe tek pacientë të qyteteve tjera si: Tetovë, Strugë, Kumanovë, Shtip dhe Veles./KosovaPress