Presidentja Vjosa Osmani në një konferencë për media ka folur edhe për situatën në veriun e Kosovës ku ka thënë që shpreson që në të ardhmen zyrtarët e BE’së të mos bëjnë deklarata të njëanshme e të pabazuara.
Sipas Osmanit deklarata e njëanshme e të pabazuara vetëm sa mund të rrisin tensionet dhe të pengojnë përpjekjet për sundim të ligjit në çdo cep të Kosovës.
“Shpresoj që në të ardhmen zyrtarët e BE’së të mos bëjnë deklarata të njëanshme e të pabazuara të cilat vetëm sa mund të rrisin tensionet dhe të pengojnë përpjekjet tona për sundim të ligjit në cdo cep të Kosovës.
Mua më vjen mirë që ka pasë sot reflektim në këtë drejtim prandaj edhe e mirëpres deklaratën e sotme të sekretarit Blinken ku natyrisht kurrë nuk ka pasur ndonjë dyshim por që tashmë iu është bashkuar edhe përfaqësuesi i lartë i BE’së, Borrell, të cilët sot pranuan dhe e mirëpresin angazhimin e Kosovës për të luftuar krimin dhe korrupsionin e organizuar. Pra, shpresoj që kjo mbështetje e SHBA’së të vazhdojë edhe të zyrtarët e BE’së”, ka thënë Presidentja Osmani./Periskopi/