SI TË STERILIZONI SHISHET DHE BIBERONIN E BEBES TUAJ

- in Lajme

Sterilizimi i shisheve dhe biberonit është shumë i rëndësishëm e sidomos gjatë muajve të parë të jetës së tij. Kjo pasiqë sistemi i tretjes i të posalindurit është shumë delikat dhe i ndjeshëm ndaj mikrobeve apo bakterieve.

 

Biberoni dhe shishet duhet të sterilizohen gjithmonë pas çdo vakti të ushqyerjes dhe nëse nuk jeni të sigurtë si mund t’a bëni sterilizimin e rregullt po ju japim disa këshilla praktike si t’a bëni atë:

Fillimisht, para se ta bëni sterilizimin e biberonit është e rëndësishme që t’a pastroni me ujë dhe sapun, ta shpëlani me ujë të rrjedhshëm dhe pasi ta thani të filloni me sterilizimin.

Metodat për sterilizimin e biberonit tuaj:

Metoda A) Sterilizimi i nxehtë

Kjo metodë përdoret më së shumti për të sterilizuar biberonin e fëmijës. Ajo çfarë duhet të veproni është se duhet të mbushni një tenxhere me ujë, hidhni 1 lugë gjelle uthull dhe hidheni në tenxheri të gjitha pjesët e çmontuara të biberonit.

Leni të zihen në ujë të vluar për 10 minuta, hiqni nga uji i nxehtë dhe i lini të ftohen mbi një rrobë të pastër. Për të tharë pjesët e sterilizuara të biberonit, i ktheni përmbysë mbi rroben ku i keni vendosur, larg mikrobeve në një vend të pastër.

Metoda B) Sterilizimi i ftohtë

Për të bërë këtë sterilizim ju duhet të bleni produktet e përshtatshme për këtë gjë. Të hidhni produktin në një tenxheri me ujë të ftohtë dhe ti vendosni brenda të gjitha pjesët e biberonit.

Lexoni udhëzimet para përdorimit. Shpëlani pjesët me ujë të ngrohtë dhe i lini të ftohen. Kur të sterilizoni biberonin është e rëndësishme që të transportoni pjesët e tij me ndonjë kapëse të pastërt dhe t’i ruani në një vend të pastër dhe të sigurt. / Gazeta Shneta