NË VOTËN PËR PARTITË, VV, LDK E PDK SHUMË AFËR ME REZULTAT

- in Lajme

 

Në votat për kuvendet komunale, prinë Lëvizja Vetëvendosje me 22.54 për qind, pasuar nga LDK-ja që ka 22.51 për qind dhe PDK-ja që i ka 22.05 për qind.

 

AAK-ja është e katërta me 11.9 për qind, ndërsa Lista Serbe e pesta me 7.6 për qind.

“Nëse merren votat për kuvendet komunale, që përfaqësojnë votën popullore në nivel vendi, atëherë shihet se rezultati mes subjekteve politike është tejet i ngushtë. Lëvizja Vetëvendosje është subjekti i parë në nivel vendi me 22.5%, pasuar nga LDK me vetëm 0.03% më pak. Pas tyre radhiten PDK me 22%, AAK me 11.9%, Lista Serbe me 7.6%, NISMA me 2.5%, AKR me 1.2% dhe subjektet tjera me 9.7%”, ka shkruar Eugen Cakolli i KDI-së në Facebook.