Nuancat që na shoqërojnë me detin e largët, ekzotik, janë gjithashtu të popullarizuara edhe në fund të vitit
I veshim si bazë krijimesh për dalje nga shtëpia, por janë gjithashtu të shkëlqyera në variantin e kostumeve dhe klasikëve për çdo ditë, transmeton Telegrafi.
Përveç detit dhe plazheve me rërë, ngjyra bruz është gjithashtu një përfaqësuese e botës së bizhuterive, ose e gurëve shumë të bukur të çmuar dhe gjysmë të çmuar.
Gjerdanët e gjatë do të pasurojnë çdo veshje në tonet e vjeshtës dhe dimrit.
Trikot janë një hit edhe këtë sezon, kështu që nëse kombinohen me aksesorë klasikë të modës, do të jetë një sukses i plotë.
Nuancat mes së kaltrës dhe jeshiles duken të mrekullueshme në variantin nga koka te këmbët.
Palltoja bie në sy në kombinime me veshjet sportive.
Një veshje e pashmangshme këtë vjeshtë është një kardigan i një forme të thjeshtë, por në ngjyrën bruz, është një pjesë kryesore e gardërobës së vjeshtës.
/Telegrafi/