Banorët serbë në këtë mënyrë penguan aksionin e sotëm të policisë së kosovës dhe doganës këtu në pjesën veriore të Mitrovicës.
Serbët hodhën edhe gaz lotësjellës në drejtim të policisë.
Kanë mbetur vetëm gurë dhe disa vetura të djegura, e pak metra më poshtë vërehen bombolat e gazit dhe shok-bombat të cilat janë hedhur nga protestuesit serbë.
Gjithashtu edhe lokalet janë të mbyllura.
“Qysh në orët e para të mëngjesit policia e kosovës sëbashku me doganën e kosovës kanë marrë një aksion për luftimin kundër kontrabandimit edhe këtu në pjesën veriore të mitrovicës gjegjësisht në lagjen e boshnjakeve këtu policia e kosovës ka hasur në në disa protestues të cilët edhe kanë hedhur gaz lotësjellës ndaj tyre me të përfunduar protesta këtu janë vendosur edhe disa barrikada.”
Si kundërpërgjigje ndaj aksionit të policisë, serbët kanë bllokuar rrugët me kamionë.
Për të kaluar këtë barrikadë afër shkollës teknike në lagjen e boshnjakeve iu mundësua vetëm një kamionit i cili ishte i ngarkuar me bombola gazi.
Kishte persona të tjerë civil që qëndronin në hyrje të ndërtesave.
Aksioni i gjerë i policisë së Kosovës së bashku me doganën ka rezultuar në arrestimin e tetë personave. Si pasojë e gjuajtjeve me mjete të ndryshme vdekjeprurëse drejt zyrtarëve policorë, deri më tani janë raportuar se 6 zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime trupore, prej tyre 5 zyrtarë të nacionalitetit shqiptar dhe 1 i nacionalitetit serb.
Doktori kujdesar nga emergjenca thotë se të gjithë janë jashtë rrezikut për jetë, ndërsa dy prej tyre kanë marrë lëndime më të rënda nga mjetet shpërthyese.
“Dy prej tyre kanë lëndime si pasojë e mjeteve shpërthyese kanë lëndime njëri në kokë ndërsa njëri në pjesën e dorës ose brrylin ku aty gjindet disa trupa të huaj”.
I gjithë aksioni i policisë është realizuar në rajonin e Prishtinës, Pejës, Mitrovicës së Jugut,dhe Mitrovicës së Veriut,ku janë konfiskuar mallra ushqimore.