Përkundër rënies së numrit të vdekjeve dhe numrit të ulët të rasteve pozitive në Kosovë, ende janë në fuqi masat e miratuara nga Qeveria për masat antiCOVID.
Po ashtu, po vazhdon edhe aksioni i Policisë nëpër terren, transmeton lajmi.net.
Vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë shqiptuar 357 gjoba për të gjithë qytetarët të cilët nuk kanë respektuar masat antiCOVID.
Ndërkohë, bartja e maskave, ora policore, hyrja në lokale me kartelen e vaksinimit apo testin PCR, si dhe orari i gastronomisë deri në orën 21:30, nuk dihet deri kur do të na shoqërojnë.