TRENI GODET NJË VETURË NË KLINË, LËNDOHEN GJASHTË PERSONA

- in Lajme

Treni ka goditur një veturë në fshatin Ujmir të komunës së Klinës.

Si pasojë gjashtë persona kanë marrë lëndime trupore.

Rastin e ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Rreth orës 18:00 si pasojë e goditjes së një makine nga treni, gjashtë persona kanë marrë lëndime trupore”, u shpreh Rugova.

Ndërkaq jozyrtarisht bëhet e ditur se se dy nga të lënduarit janë fëmijë dhe janë në gjendje të rëndë. /Telegrafi.