Pjesë të shkëputura nga artikulli i mediumit më të fuqishëm britanik i cili ishte bërë vite më parë:
Në atë kohë, shkruan “The Guardian”, amerikanët dhe francezët përkrahnin Thaçin si komandantin më të efektshëm të UÇK-së që ka luftuar kundër Ushtrisë serbe, e cila kishte ndërmarr një “fushatë të spastrimit etnik”. Për CIA-n dhe DGSE-në e Francës, mbështetja e së cilëve për Thaçin, PDK-në dhe SHIK-un daton që nga lufta në Kosovë (1998-9)
Kadri Veseli, shefi i SHIK-ut dhe person i afërt me Thaçin, më 2011 i pati thënë ueb-faqes amerikane të lajmeve “GlobalPost”: “Kemi pasur shumë partnerë – 25 agjenci të inteligjencës… SHBA-të na kanë ndihmuar shumë”.
Pranverën e vitit 1999, sipas hetuesve që kanë përcjellë aktivitetet e SHIK-ut, një grup prej 20 rekrutëve të SHIK-ut janë marrë me një anije nga porti i Durrësit dhe janë transferuar në një anije luftarake franceze. Ata kishin qenë të veshur në fanella të kaltra të errëta në mënyrë që të përziheshin me ushtarët francezë. Me të shkuar në Francë, ata kanë pranuar trajnime për armë specialiste si pjesë e asaj që mendohej të ishte një kurs për mbrojtje të afërt. /koha/