RAMA KA PLAN BASHKIMIN E SHQIPËRISË ME KOSOVËN

- in Shqipëri

Kryeministri Edi Rama tha se ka për cak në karrierën e tij aspiratën e bashkimit të Shqipërisë me Kosovën.

 

Ai mohoi që interes personal të jetë shndërirmi i një udhëheqësi presidencial apo çka tjetër i shtetit të bashkuar shqiptar, përveçse aspiratës kombëtare.

Ne televizionin “Klan” për emisonin “Zonë e Lirë”, Rama theksoi se “në planet e mia është bashkimi i Kosovës dhe Shqipërisë”.

“Unë presidenti i Shqipërisë dhe Kosovës?! Kjo nuk është në planet e mia! Bashkimi i Shqipërisë me Kosovën, po! Është aspiratë”-tha shkoqur Rama.

Sipas kryeministrit, pas viti 2030 ai e sheh veten  diku tjetër dhe larg politikës, por kjo nuk e pengon që të ketë atë plan të bashkimit të Shqipërisë dhe Kosovës, raportoi korrespondenti i RTK-së Denion Ndrenika.

“E shoh veten diku tjetër pas vitit 2030! Dua të kem të drejtën për të pasur një pjesë të fundit të rrugëtimit tim ku të marr frymë i çliruar nga superngarkesa e kësaj pjese të rrugës.

“Por, – vijoi kryeministri, – të them që në këtë pozicion qëndrohet kur ke të gjithë zjarrin e nevojshëm brenda”.

Rama shtoi se është e mjaftueshme për atë vetë si dhe për të gjithë të tjerët që shërbimet ndaj detyrës të kenë një limit.

“Përtej atij limiti t’i kthehem pasioneve, që janë të rëndësishme”-tha ai, kur u pyet se kur do të ikte Edi Rama.