Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Agim Çavdërbasha” në Prishtinë, të martën në ora 19:10.
“Është raportuar se në shtëpinë e tij është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Njësit relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku dhe është konstatuar vdekja e viktimës”, thuhet në raport.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. /Telegrafi/