Një foshnje e porsalindur në QKUK ka bashkuar tri klinika. Neonatologjia, Kirurgjia e Fëmijëve dhe Radiologjia janë bërë bashkë për ta shëruar fëmijën.
QKUK ka njoftuar se foshnja kishte lindur me probleme gastrointenstinale të mos tolerancës ndaj ushqimit. Shkaku i këtij problemi u diagnostikua përmes imazherisë radiologjike dhe i njëjti u evitua nga kirurgët e fëmijëve, shkruan Gazeta Shneta.
Pas intervenimit foshnja u rikthye në Neonatologji ku qëndroi një muaj e gjysmë dhe më pas u lirua në shtëpi në gjendje të mirë shëndetësore.
Njoftimi i plotë nga QKUK:
Një foshnje, e lindur para kohe, me probleme shëndetësore, është trajtuar për një muaj e gjysmë ditë në Njësinë Intensive të Klinikës së Neonatologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.
Me rekomandimin e mjekëve përgjegjës, pas 44 ditësh është liruar për në shtëpi në gjendje të mirë shëndetësore.
Foshnja me inicialet B.G. kishte probleme gastrointestinale-mostolerimit në ushqim. Për shkak të vështirësive me frymëmarrje dhe nevojës për asistence respiratore, ishte vendosur në IMV.
Në bazë të manifestimeve klinike, kishte dyshime për fistullë trakeoezofageale, të cilën e vërtetuan më pas ekzaminimet e nevojshme diagnostike-radiologjike.
Pas intervenimit kirurgjik në Kirurgjinë e Fëmijëve, foshnja ishte kthyer për trajtim të mëtutjeshëm në Klinikën e Neonatologjisë, sipas te gjeturave klinike dhe laboratorike, si dhe konsultave me kirurgun e fëmijëve, kirurgun maksilofacial, për shkak të paresës së lindur të nervit facial të anës së majtë, pediatrin-neurolog dhe fiziatrin./Gazeta Shneta