NIS LEJIMI I VIKENDEVE TË RREGULLTA PËR TË BURGOSURIT E VAKSINUAR

- in Lajme

Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton se nga nesër, 05 tetor do të fillojë me lejimin e vikendeve të rregullta për të burgosurit e vaksinuar.

 

Sipas njoftimit, lehtësimi i masave ka filluar në bashkëpunim me Departamentin Shëndetësor të Burgjeve, komfor gjendjes epidemiologjike, vaksinimit nëpër institucione korrektuese dhe vendimeve të Qeverisë.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës do të vazhdojë bashkërendimin institucional me institucionet relevante të Republikës së Kosovës dhe do të mbajë të informuar opinionin publik rreth hapave në vazhdim”, thuhet në njoftim.