PSE KOSOVO-ONLINE FSHEH “TARGAT” E UNMIK-UT NË BARRIKADEN E VERIUT?

- in Lajme

Portali serb Kosovo-Online, me datë 1 tetor, kishte publikuar një artikull me titull “Gomat e kamionetave serbe të prera në Jarinje, serbët dyshojnë në anëtarët e ROSU”, ku akuzohet Policia e Kosovës se kinse ka shpuar gomat e dy kamionetave të vendosura në barrikada që nga fillimi i tyre.

 

Kamionetat për të cilat kishte shkruar mediumi serb, që të dyja ishin te pajisura me targa fallco me mbishkrimin “UNMIK-EU”.

Në anën tjetër, vetë mediumi serb, kishe “fshehur” targat e njëjta nga fotografitë e postuara në artikullin e tyre.
Fotografia e kamionetes nga “Kosovo-Online” me targa të “fshehura”.

Fotografia e kamionetes së njëjtë me targa “UNMIK-EU” me targa fallco.
Vlen të thekesohet se Policia e Kosovës vazhdimisht e kishte demantuar portalin serb Kosovo- Online, te cilët së bashku me mediumin rus Sputnik, vazhdimisht kishin shpërndarë dezinformata dhe propagandë.