TËRMKOLLI: KURTI BASHKËPUNUES ME SERBINË, AZGËN ME AMERIKËN

- in Lajme

 

Tërmkolli tha se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po bëhet bashkëpunues me Serbinë, ndërsa azgan me Amerikën.

“Albini nuk shkëputet dot nga mendësia politike Lindore. Bashkëpunues mjeran me Serbinë, në dëm të Kosovës (Marrëveshja e djeshme në Bruksel!) Azgan me Amerikën, në dëm të Kosovës (refuzimi i gazsjellësit amerikan!) Opozita, mungon! Vendi po zbrazet! Kah po shkojmë kështu?!”, ka shkruar Tërmkolli në Facebook.

Në Bruksel, Kosova dhe Serbia janë pajtuar që të hiqen bllokadat nga serbët afër pikave kufitare të Jarinjës dhe Bërnjakut, por nga ajo pjesë të largohet edhe Policia Speciale e Kosovës. Po ashtu, palët janë pajtuar të vendosjen e etiketave ngjitëse në veturat që hyjnë nga Kosova në Serbi dhe anasjelltas.