MIROSLAV LAJÇAK: KEMI MARRËVESHJE!

- in Lajme

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, thotë se është arritur një marrëveshje për targa mes dyja palëve. Lajçak ka falënderuar palët për gatishmërinë për të negociuar dhe u pajtuar për të mirën e njerëzve, ndërsa ka publikuar marrëveshjen.

 

“Ne kemi arritur një marrëveshje! Pas dy ditëve negociata intensive, një marrëveshje për deeskalim dhe rrugën para është arritur. Dua të falënderoj Besnik Bislimin e Petar Petkoviqin për gatishmërinë për të negociuar dhe u pajtuar për të mirën e njerëzve”, ka shkruar Lajçak në Twitter.