TË HËNËN SEANCA PLENARE

- in Lajme

Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka njoftuar se seanca plenare do të mbahet të hënën. Ai po ashtu ka bërë të ditur që janë dakorduar me shefat e grupeve parlamentare për vendosjen e një seance të jashtëzakonshme për të diskutuar për situatën në veri.

 

“U vendos që të kemi një seancë për të hënën. Edhe në Kryesi të Kuvendit e paraqita kërkesën tonë për mbajtjen e një seancë jashtëzakonshëm për diskutuar për situatën në veri të Kosovës. U dakorduam që me shefat e grupeve që të caktojmë një datë… të gjitha partitë politike e shohin shumë saktë që gjendja në veri të Kosovës është serioze dhe tejkalon interesat e ngushta partiake”, ka thënë Tahiri.