Shefi i Njësisë Speciale Operative, Besart Ahmeti, i cili ishte udhëheqës i operacionit në veri, për të garantuar siguri për qytetarët në atë pjesë të vendit, pasi qeveria kishte marrë vendim për vendosjen e reciprocitetin për targa me Serbinë. I njëjti në vitin 2015 në protestat e organizuara nga Lëvizja Vetëvendosje ishte sulmuar duke u lënduar rëndë në kokë dhe njërin sy, shkruan Gazeta Metro.
Në vitin 2015 në protesta e dhunshme të organizuara nga Lëvizja Vetëvendosje të 27 janarit 2015, Shefi i Njësisë Speciale Operative, Besart Ahmeti, ishte lënduar rëndë në kokë dhe njërin sy, të cilit i ishte dashur të udhëtonte në Turqi për mjekim.
![](https://parrotlla.org/wp-content/uploads/2021/09/Besart-Ahmeti.png)
Lajmin e kishte konfirmuar, zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani. Ai kishte pohuar se Ahmeti ka marrë lëndime të rënda në kokë dhe në njërin sy, andaj, mjekët në QKUK e kanë rekomanduar për mjekim në shtetet e jashtme./Parrotlla