Tetë të vdekur dhe 68 raste të reja me COVID-19 janë raportuar në 24 orët e fundit në Kosovë. Kështu ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë bazuar në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK).
Njoftimi i plotë:
28 Shtator 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 15.617 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.299.482 doza të vaksinës.
Deri më sot 513.544 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Nga 4.320 testime, 68 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 8 raste të vdekjes.
Sot janë shëruar 323 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 153.672.
Në total numri i rasteve aktive është 3.342.
➡ Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:
https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB
Mbani maskat!
Respektoni distancën!
Mbani higjienën!