28 SHTATORI, DITA NDËRKOMBËTARE E TË DREJTËS PËR INFORMIM

- in Lajme

28 shtatori është Dita Ndërkombëtare e të Drejtës për Informim.

 

E drejta e informimit është e drejtë e inkorporuar në të drejtën e lirisë së shprehjes, poashtu kjo e drejtë është e garantuar edhe me Kushtetutën e vendit dhe Ligjin për Qasje në Dokumente Publike. Si e drejtë, bazohet në parimin e demokracisë së mirëfilltë në të cilën ne si shtet duhet të thirremi. E drejta e informimit ndikon edhe në rritjen e llogaridhënies institucionale duke funksionalizuar raportin mes qytetarit dhe qeverisë.